TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2025, 16:57

A do ja hedhin paq të korruptuarit? Pas bllokimit të fondeve nga Trump, largohen nga SPAK ndihmësit ligjorë!

Shkruar nga Pamfleti
A do ja hedhin paq të korruptuarit? Pas bllokimit të fondeve nga
Dumani duke i treguar dosjet zyrtarit amerikan

Festë në radhët e “mamuthëve të politikës”, 50 ndihmës ligjorë largohen nga organet e drejtësisë...

Bllokimi i fondeve të huaja nga Donald Trump dhe “shkrirja” e USAID ka sjellë efektet e para në Shqipëri.

Ambasada njoftoi organet shtetërore se për 90 ditë do të pezullohet puna e tyre dhe duket se janë prekur të parat organet e drejtësisë.

SHBA nuk jep fonde të drejtpërdrejta për SPAK dhe organet e tjera, por i asistonte përmes ndihmësve të saj ligjore, si dhe përmes pajisjeve teknike.

Prej 4 ditësh, ndihmësit ligjorë në SPAK, KLGJ, KLP dhe shumë organe të tjera janë larguar, duke pritur se çfarë do të vendoset nga administrata amerikane. Lajmin e ka dhënë gazetari Arsen Rusta. Sipas tij, janë 50 persona që kanë pezulluar punën dhe pas 90 ditësh do të vendoset nëse do të rialokohen fondet apo ata do të kthehen në vendet e tyre.

Prej 4 ditësh, anëtarët e ndihmësit ligjorë në Gjykatën e Lartë, ndihmës ligjorë në Gjykatat e Apelit, stafi mbështetës në KLGJ, KLP, por edhe pranë SPAK, tashmë kanë pezulluar detyrën, janë larguar duke dorëzuar zyrat dhe pajisjet e punës, laptop dhe mjete të tjera, përfshirë telefona celularë, duke krijuar një ngërç në sistemin e drejtësisë. Në Gjykatën e Lartë ndikimi është mjaft i madh, është projekti ‘Justice for all’ që nëpërmjet ambasadës së SHBA-ve dhe KLGJ-së firmosën një memorandum bashkëpunimi, ku ndihmësit ligjorë do të ndihmonin gjyqtarët për të përshpejtuar ecjen me dosjet e mbetura, afro 39 mijë dosje. Ata do shqyrtonin cilat dosje ishin me përparësi, mangësi dokumentesh, apo cila duhet të kalojë për shqyrtim nga gjyqtarët. Në Gjykatën e Lartë ishin 9 të kontraktuar, që kishin filluar punën prej 8 muajsh. Stafi mbështetës pranë SPAK-ut, një përfaqësues i cili ka qenë projekt i ‘Justice for all’. po ashtu është larguar. Flitet se ka patur largime edhe nga ONM-ja, shefi i tyre ka lënë Shqipërinë, por kjo mbetet për t’u verifikuar. 50 persona kanë pezulluar punën”, ka thënë ai.

Por kjo lëvizje ka gëzuar jashtë mase “mamuthët e korrupsionit”. Që kur u firmos urdhri i Trump dhe po ashtu pas mbylljes së USAID, tek opozita ka plasur festa.

Berisha mendon se tani SPAK nuk ka më fuqi ta godasë. Po ashtu në festë janë dhe shumë pjesëtarë në radhët e mazhorancës. SPAK po depërtonte thellë te lidhjet e politikës me krimin dhe tek aferat korruptive dhe largimi i asistencës amerikane padyshim e dëmton punën.

Por lajmi i keq për të korruptuarit është se amerikanët nuk ndërhynin te hetimet. Hetimet i bëjnë agjentët e BKH me prokurorët. Pra ato dosje që janë të hapura nuk mbyllen aq kollaj. Në SPAK ka ekspertë nga BE dhe vende të tjera që japin asistencë dhe vështirë se të korruptuarit do ja hedhin paq. Po ashtu, pas 90 ditësh Trump mund t’ua kthejë festën në tragjedi, nëse i rialokon fondet për drejtësinë. Mbetet të presim dhe të shohim. /Pamfleti

Lini një Përgjigje