TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2025, 15:32

Dhunuan Klea Prengën, Antonela dhe Mariela Berisha dalin para gjykatës; shtyhet seanca paraprake

Shkruar nga Pamfleti

Dhunuan Klea Prengën, Antonela dhe Mariela Berisha dalin para

Shtyhet seanca paraprake për motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të akuzuar për “plagosjen e rëndë” me dashje të modeles Klea Prenga. Gjykata e Tiranës vendosi që të shtyjë për një datë tjetër duke mos dalë me asnjë lloj vendimi.

Në tetor 2024 ishte po Gjykata e Tiranës që nxorri nga qelia Mariela Berishën, autoren e sulmit brutal ndaj 24-vjeçares, Klea Prenga, duke i caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërkohë masa për Antonela Berishën është "detyrim paraqitje".

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.

Lini një Përgjigje