TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2025, 13:13

Vota e diasporës, Celibashi propozon ndryshime në Kod: Emigrantët mund të aplikojnë për familjarët e tyre!

Shkruar nga Pamfleti

Vota e diasporës, Celibashi propozon ndryshime në Kod: Emigrantët

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi kërkoi ditën e sotme nga Kuvendi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor për lehtësimin e procesit të regjistrimit të votuesve të diasporës.

Celibashi i është drejtuar Kuvendit me një draft për të mundësuar ndryshimet në Kod. Në një nga propozimet thuhet se regjistrimi i emigrantëve mund të bëhet edhe nga të afërmit e tyre.

Propozimi parashikon që dokumentet e aplikimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të ngarkohen në sistemin online të KQZ, PER, nga çdo anëtar i familjes së personit në emër të të cilit është dokumenti.

Drafti i propozuar nga KQZ-ja:

Vota e diasporës, Celibashi propozon ndryshime në Kod: EmigrantëtVota e diasporës, Celibashi propozon ndryshime në Kod: Emigrantët

Lini një Përgjigje