
Edhe pse kanë kaluar rreth 20 ditë nga përmbytjet e shkaktuara nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, banorët e prekur në Ferras ende vuajnë pasojat.
Banorët shprehen se orendi shtëpiake të papërdorshme, struktura banesash të dëmtuara dhe toka bujqësore nën baltë bashkë me të mbjellat e shkatërruara është ajo që la pas përmbytja.
Ata ankohen gjithashtu se po flenë mes lagështirës. Banorët thonë se, pavarësisht verifikimit të dëmeve, ata janë skeptikë që mund të përfitojnë dëmshpërblim të shpejtë.
Banorët shtojnë se vetëm pak ditë më parë, është përfunduar pagesa e plotë e dëmshpërblimeve për përmbytjet e vitit 2021.
Përballë kësaj situate të vështirë, ata kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet shtetërore dhe kërkojnë të mos braktisen në këto kushte.
Lini një Përgjigje