TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Janar 2026, 06:58

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për ditën e enjte

Shkruar nga Pamfleti

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për ditën e enjte

Gjatë ditës së enjte, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit. Ndërsa në zonën e jugut reshjet, në periudha afatshkurtra, parashikohen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër, priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindja-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi i forcës në det parashikohet 2-4 ballë.

Temperaturat në qytetet kryesore të vendit do të jenë si më poshtë:

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për ditën e enjte

Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për ditën e enjte

 

 

moti parashikim reshje

Lini një Përgjigje