TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Janar 2026, 21:42

"Ju bëftë pushka top"/ Arben Malaj kritika Lamallarit: Flet me gjuhë urrejtje, po shkon te ADN-ja e Rilindjes

Shkruar nga Pamfleti

"Ju bëftë pushka top"/ Arben Malaj kritika Lamallarit: Flet

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar ashpër ndaj gjuhës së përdorur nga mazhoranca, duke e cilësuar atë si pjesë të “ADN-së së Rilindjes”.

Arben Malaj ka kritikuar deklaratat e drejtuesve të Partisë Socialiste ndaj opozitës dhe protestuesve, ndërsa shtoi se gjuha e urrejtjes dëmton paqen politike dhe sociale në vend.

Teksa iu referua deklaratës “Ju bëftë pushka top”, Malaj u ndal te ministri i ri i Drejtësisë, Lamallari, për të cilin tha se, nuk ka pse të përdorë një gjuhë të tillë ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas tij, ky është një sforcim për t’u përshtatur me modelin agresiv të lidershipit të PS-së, ku sulmi ndaj opozitës shihet si garanci për karrierë politike.

Malaj theksoi se problemi nuk është vetëm te fjalët, por edhe te aktet konkrete të mazhorancës, duke akuzuar deputetë dhe ministra për abuzime me fondet publike.

“Nuk ecën Shqipëria me arrogancë dhe përçmim. Kushti i parë për bashkëpunim politik është gjuha dhe mirësjellja”, u shpreh ai.

Sipas ish-ministrit, strategjia fyese ndaj opozitës është rezultat i drejtpërdrejtë i mënyrës se si është ndërtuar dhe drejtuar Partia Socialiste pas vitit 2013, një qasje që po dëmton jo vetëm PS-në, por edhe vetë Shqipërinë. 

Lini një Përgjigje