Analisti i sigurisë Ilir Kulla ka komentuar vizitën e fundit të kryeministrit Edi Rama në Izrael, duke e cilësuar atë si një tjetër show politik pa përmbajtje, pa produkt konkret dhe të destinuar për konsum të brendshëm.
Në një intervistë për podkastin “Të Pashoq”, Kulla theksoi se vizitat në vende si Izraeli duhet të kenë për qëllim thellimin real të bashkëpunimit dhe jo vetëm krijimin e perceptimeve mediatike. “Duhet të dallojmë vizitën e punës nga vizita zyrtare. Izraeli është një model për t’u marrë si shembull. Nuk mjafton një fjalim në Knesset për të thënë që kemi bërë histori”, tha ai.
Sipas tij, edhe pse është hera e parë që një kryeministër shqiptar flet në parlamentin izraelit, kjo nuk ka prodhuar asnjë përfitim konkret për Shqipërinë. “Çfarë solli kjo vizitë përveç fjalimeve? Asgjë. Marrëdhëniet me Izraelin kanë mbetur në nivel shoë. Asnjë marrëveshje, asnjë investim i shpallur, asnjë hap domethënës siç bëri Kosova me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem”, shtoi ai.
Ilir Kulla: Duhet të dallojmë vizitën e punës nga vizita zyrtare. Unë do të doja që vërtet ne me Izraelin t'i shtonim nivelin e vizitave edhe të bashkëpunimit.
Izraeli është një model për t'u marrë si si shembull. Pse? Dhe të shtohej jo vetëm me shoë, po të shtohej me gjëra reale, konkrete, siç për shembull vitet e fundit kemi patur, fluturime direkte, ardhjen e turistëve e të tjera e të tjera. Po jemi ende shumë larg asaj çfarë do të duhet të ishte me Izraelin. Dhe ideja që ne po përdorim ë, një vizitë pune në Izrael në raport për të treguar politikën e brendshme, ose gjërat që kemi këtu brenda, janë gjëra që nuk konçidojnë shumë mirë me njëra-tjetrën, aq më mirë në kohën. Pse?
Çfarë prodhoi konkretisht kjo vizitë në Izrael? Cili është produkti? Përveç show-t. Mori, hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë flet në Knesset, në parlament, po është e vërtetë. Është hera e parë dhe ky është lajmi i mirë. Po konkretisht çfarë ka prodhuar? Kemi pas ne, ka bërë vizitë shtetërore presidenti Topi. Kryeministri Nano në '97, '90, '97 apo '97, '98 nuk është, ka bërë vizitë, shkoi madje edhe në bregun perëndimor, në perëndimor takoi Arafatin, edhe në, ka qenë Netanyahu kryeministër, edhe në Jerusalem. Thashë, Presidenti Meta ishte në ë 2020-ën, madje nderoi me dekoratë këta që erdhën e asistuan një vit përpara për këtë, për ë tërmetin. Vetë Rama ka qenë më përpara. Por çështja është që marrëdhëniet me Izraelin kanë ngelur vetëm në nivel show. Ende s'jemi në asgjë konkrete. Tashi po na thonë jo do ketë investime në sektorin ushtarak e të tjera e të tjera. Unë shpresoj të ketë investime në sektorin ushtarak, se e njoh edhe kapacitetet edhe cilësinë e të tjera e të tjera. Por e përsëris, jemi në vitin e 14 të qeverisjes socialiste. Dhe në vitin e 14 të qeverisjes socialiste, në raport me izraelitët, të cilët nuk janë për t'u nënvleftësuar dhe nuk janë për t'i llogaritur që sa herë të shkosh do i tregosh të njëjtën fabul se nuk janë budallenj, nuk kemi gjë konkrete.
- Pra mund të jetë bërë kjo vizitë për llogari personale të momentumit politik të kryeministrit Rama, se ne e dimë që Benjamin Netanyahu ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me presidentin amerikan.
Ilir Kulla: Benjamin Netanyahu ka marrëdhënie të ngushta me presidentin amerikan, por për interesat e Benjamin Netanyahut, Izraelit dhe të presidentit të Amerikës. Shqipëria, prandaj të thashë që konkretisht, unë prisja në këtë vizitë, ose më mirë po të më kishte pyetur kush mua, unë prisja në këtë vizitë që ai të thoshte që po, ne do ta lëvizim ambasadën nga Tel Avivi, se një apartament të vogël kemi në Tel Aviv që të kuptohemi, ajo quhet ambasadë. Në një nga ato pallatet në qendër të Tel Avivit dhe besoj që kryeministri s’ka qenë ndonjëherë, nuk e di ku është. Unë e di ku është. Dhe ku kanë apartamente diplomatët. Në Jerusalem. Siç bëri Kosova. Ky do të ishte një hap. Ky do të ishte një efekt. Nuk e pashë, nuk e dëgjova. Por prapë më duhet të them që kjo është ajo që dimë dhe ajo që na thonë. A ka ndonjë gjë më tepër?
Lini një Përgjigje