Gazetari Lavdrim Lita kritikoi publikisht aktivitetin e ministrave në rrjetet sociale, duke e cilësuar si problem serioz që ndikon në imazhin dhe seriozitetin e qeverisjes. Ai u ndal tek ministri shqiptar, i cili në vetëm tre muaj ka postuar mbi 800 foto dhe video, ndërkohë që homologët e tij bëjnë mesatarisht tri postime për të njëjtën periudhë.
Lita theksoi se kjo sjellje është skandaloze dhe se në një shtet normal duhet të vendoset një rregull që kufizon këtë lloj aktiviteti.
“Nëse ministrat shpenzojnë kohë duke postuar foto dhe video në vend të përkushtimit ndaj detyrave, kjo duhet të ndalohet, madje edhe me bazë ligjore,” u shpreh ai në emisionin “Off the Record” në “A2CNN”.
Gazetari paralajmëroi se parlamenti shqiptar ka miratuar rreth 14,000 ligje gjatë 30 viteve, por shumë prej tyre nuk janë të ndërlidhura dhe ndryshimet e nxituara mund të krijojnë pasiguri në zbatimin e ligjit. Ai sugjeroi një moratorium njëvjeçar për ligjet dhe aktivitetin e ministrave në rrjetet sociale, për të rikuperuar fokusin tek puna serioze dhe efikasiteti i administratës.
Lini një Përgjigje