TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 19:10

"23 viktima nga aksidentet në tre javë", eksperti i sigurisë: Situata alarmante, qytetarët të pasigurt!

Shkruar nga Pamfleti
"23 viktima nga aksidentet në tre javë", eksperti i
Pamje ilustruese

Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho, ka ngritur alarmin për situatën e aksidenteve në vend, pas ngjarjes tragjike në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

Ai deklaroi se numri i viktimave në rrugë mbetet i lartë dhe shqetësues. “Për tre javë 23 shtetas shqiptarë. Është alarmante. Edhe në luftë nuk vriten kaq njerëz”, u shpreh Hasho për "A2 CNN".

Sipas tij, kjo situatë nuk është e re dhe lidhet me mungesën e ndryshimeve konkrete ndër vite.

“Shteti nuk ka lëvizur 1 mm nga istikami prej vitesh. As rrugët, as sinjalistika nuk kanë ndikuar sa duhet, përderisa kemi këtë numër ngjarjesh”, tha eksperti.

Hasho theksoi se përkeqësimi i sjelljes së drejtuesve të mjeteve është një faktor kryesor në rritjen e aksidenteve.

“Shqiptarët janë shumë të egërsuar në timon. Makina të fuqishme, shpejtësi e lartë dhe përdorimi i alkoolit e drogave e kanë përkeqësuar situatën”, deklaroi ai.

Duke komentuar aksidentin në Durrës, ai tha se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe me precedentë të mëparshëm. Sipas tij, shqetësimet e banorëve për sjelljen e rrezikshme të shoferit nuk janë adresuar në kohë nga institucionet.

“Duhet parë ku ka dështuar reagimi i institucioneve lokale dhe policisë, kur sjellje të tilla janë raportuar më herët”, shtoi Hasho.

fatmir hasho eksperti i sigurisë rrugore

Lini një Përgjigje