
Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
Gjykata e Lartë ka ndryshuar praktikën për masat e sigurisë, duke detyruar prokurorinë të provojë nevojën e “arrestit me burg” dhe gjykatat të analizojnë seriozisht alternativat si arresti shtëpiak apo detyrimi për paraqitje.
Në politikë, opozita ka rikthyer përplasjet me SPAK, ndërsa Sali Berisha ka vijuar sulmet ndaj drejtuesve të drejtësisë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në Kuvend, debati për integrimin në BE është tensionuar, me akuza për konflikt interesi dhe përplasje mes opozitës dhe ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha.
Në rajon, po rikthehet çështja e Nikola Gruevskit, me Maqedoninë që ka rihapur procedurat për ekstradimin e tij nga Hungaria.
Ndërkohë, tensionet globale po rriten: SHBA ka paralajmëruar ndërhyrje në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Evropa diskuton një rol më të fortë në NATO përballë sfidave të sigurisë.
Lini një Përgjigje