TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 12:47

Aksidenti tragjik në Durrës, familja e Nikoll Radaçit largohet nga banesa 

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik në Durrës, familja e Nikoll Radaçit largohet
Autori i aksidentit në Durrës Nikoll Radaçi

Familjarët e 57-vjeçarit Nikoll Radaci janë larguar nga banesa e tyre pas aksidentit fatal me 2 viktima të mitur të ndodhur mesditën e djeshme në Durrës.

Sipas burimeve në terren, largimi u krye një natë më parë me ndërhyrjen e policisë, për shkak të rrezikut për hakmarrje. Ngjarja ka rritur tensionin në zonë pas humbjes së jetës së dy të miturve.

Aksidenti ndodhi në mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës. Radaci, duke drejtuar një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, goditi tre fëmijë që ndodheshin në trotuar. Përplasja rezultoi fatale për dy prej tyre, të moshave 10 dhe 12 vjeç. Një fëmijë 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spital.

Verifikimet treguan se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua më pas nga policia. Të dhënat tregojnë se më herët ishte ndëshkuar për shkelje të qarkullimit rrugor, përfshirë tejkalim shpejtësie dhe parakalime të gabuara, si dhe i ishte pezulluar leja e drejtimit për një muaj.

Ndaj tij janë ngritur akuza për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e dy personave, drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe largim nga vendi i aksidentit. 

 

aksidenti tragjik ne durres

Lini një Përgjigje