TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Maj 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
Edicioni i lajmeve

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë , ku ndër të tjera veçojmë:

Gjykata e Lartë ka marrë një vendim me ndikim të drejtpërdrejtë në praktikën penale në Shqipëri, duke ndryshuar mënyrën se si caktohet masa më e rëndë e sigurisë, “arresti në burg”. Sipas këtij vendimi, kjo masë nuk mund të përdoret automatikisht dhe duhet të mbetet përjashtimore, vetëm kur nuk ekziston asnjë alternativë tjetër e përshtatshme.

Sipas standardit të ri, prokuroria ka detyrimin të provojë me argumente konkrete pse është i domosdoshëm izolimi i një personi. Nga ana tjetër, gjykatat janë të detyruara të shqyrtojnë realisht masa më të lehta si “arrest shtëpie”, “detyrim paraqitje” apo masa të tjera kufizuese, dhe të shpjegojnë në vendim pse këto nuk mjaftojnë në rastin konkret.

Në zhvillimet e tjera të ditës, situata në vend vijon të jetë e ngarkuar me ngjarje të ndryshme. Në Durrës, marre shkas nga aksidenti tragjik, është pezulluar zinxhiri komandues i policisë pas ngjarjeve të fundit, ndërsa drejtimi i strukturave lokale është riorganizuar përkohësisht.

Në Dimal-Berat është shënuar një aksident me vdekje, ku një 45-vjeçar që udhëtonte me motor u përplas me një automjet tip “BMë ” të drejtuar nga një 34-vjeçare, duke humbur jetën në vendngjarje.

Në fushën e drejtësisë dhe politikës, Apeli ka rrëzuar kërkesën për garanci pasurore të ish-presidentit Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e “arrestit në burg”. Ndërkohë, ai vijon të jetë në proces gjykimi për dosjen “Partizani”.

Gjithashtu, vijojnë debatet rreth dëshmisë së gjyqtares Irena Gjoka në SPAK, pas kallëzimit të Partisë Demokratike, ku ajo ka mohuar dijeni për një vendim të vjetër penal në Greqi dhe ka deklaruar se nuk ka pasur procedim ndaj saj.

Në planin e sigurisë, autoritetet raportojnë raste të shumta të krimit të organizuar dhe operacione policore, përfshirë arrestime për trafik droge, pastrim parash dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Po ashtu, janë zbuluar skema financiare me transaksione të dyshuara qindra mijëra euro.

Në rajon, një ngjarje e rëndë në një burg në Greqi ka sjellë përplasje të dhunshme mes të dënuarve, duke lënë të vdekur dy persona dhe duke çuar në arrestimin e 11 të tjerëve. 

 

edicioni i lajmeve pamflerti

Lini një Përgjigje