TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 08:13

“21 janari”, Frrok Çupi: Basha është pjesë e krimit, Berisha, fajtori kryesor

Shkruar nga Pamfleti

“21 janari”, Frrok Çupi: Basha është pjesë e

Analisti Frrok Çupi thotë se Lulzim Basha është pjesë e krimit, lidhur me 4 vrasjet e 21 janarit 2011.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Çupi u shpreh se Sali Berisha është fajtori kryesor për këtë vrasje. Më tej, ai tha se Berisha e ka frikë Bashën për këtë çështje duke nënkuptuar se ai mund të flasë për informacionet që ka dijeni.

“Besoj se është hapur dera kryesore e drejtësisë. Populli shqiptar, shpresa e tij, merr drejtimin e duhur. Lulzim Basha është pjesë e këtij krimi shumë të madh. Vriten nga qeveria 4 protestues, plagosen deri në kufijtë e vdekes, mbi 130 të tjerë. Thyhet drejtësia, prishen provat dhe vrasësit marrin përpjetë në ofiqet zyrtare. Veprimi i sotëm i Sali Berishës dëshmon se është fajtori kryesor. Berisha e ka marrë vesh, sepse informacioni i SPAK rrjedh. Ai e ka marrë vesh pardje se do të hapet çështja. Jam i sigurt se Basha dhe Berisha, edhe ia kanë frikën njëri tjetrit, por edhe nuk ia kanë. Berisha ia ka frikën më shumë Bashës, të dy janëbashkëpunëtorë në krim. Berisha më ka dëshmuar në vitin 2017, se e ka frikë Bashën”, theksoi Çupi.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Përgjegjësit e katrahurës së 21 janarit duhet të gjykohen si organizatë e strukturuar kriminale. Edhe vrasësit edhe urdhëruesit edhe organizatorët dhe financuesit e demostratës. Nuk ishte protestë, por ishte demostratë. U mobilizuan, u paguan, e u droguan.

    Lini një Përgjigje