TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Tetor 2025, 07:28

Veliaj sot në Gjykatën Kushtetuese, gazetraja tregon skenarët: Rama është komod, do dalin të kënaqur nga gjyqi

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj sot në Gjykatën Kushtetuese, gazetraja tregon skenarët:
Rama dhe Veliaj

Gazetarja Jonida Shehu ka analizuar skenarët se çfarë mund të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për padinë e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin e tij nga kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Pyetja është çfarë do ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese nesër nuk e rrëzon Veliajn, Shehu tha se shefi i qeverisë është në pozita komode.

‘Unë mendoj se përsëri Rama është pozita komode, nga pikëpamja politike dhe e pushtetit, madje madje, mund të dalin të gjithë të kënaqur. Erion Veliaj e çon çështjen në Strasburg, dhe e çon shpejt.’

Ajo shtoi se në rast se Kushtetuesja e rrëzon Veliajn.

‘Rama vazhdon zgjedhjet, Veliaj vazhdon. Edhe nëse Kushtetuesja rrëzon qeverisë dhe mbron Veliajn, qeveria nuk do të bëjë zgjedhje, do ta shtyjë kështu siç e ka shtyrë dhe nga krahu tjetër do të gjejë një mënyrë për tu fokusuar politikisht në atë që ka nisur të diskutohet, në ato që janë ndryshimet kushtetuese dhe kjo është një gjë që merr kaq peshë të madhe politike për shtetin, sa lë pas të gjitha këto procese që në një lloj forme i kemi konsumuar nga pikëpamja politike dhe na duken si fati i njërit apo i tjetrit.’

veliaj sot në gjykatën kushtetuese

Lini një Përgjigje