Në Gjykatën Kushtetuese sot do të jetë një ditë e rëndësishme. Për herë të parë pas 8 muajsh, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të lërë qelinë në paraburgimin e Durrësit dhe do të udhëtojë drejt Tiranës.
Ai ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa e tij kundër shkarkimit nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, prej Këshillit të Ministrave.
Veliaj pritet të mbajë edhe një fjalë për këtë çështje. Duke parë vëmendjen që do të ketë kjo seancë, Gjykata Kushtetuese është përpjekur të marrë masat për të mos pasur asnjë problem nga ana teknike.
Punonjësit e kësaj gjykate janë parë për më shumë se 1 orë të qëndrojnë në sallë dhe të provojnë kamerat dhe mikrofonat e sallës.
Nuk kanë munguar as momentet e humorit mes tyre. Brenda sallës nuk do të lejohen kamerat e TV-ve gjatë seancës dhe pamjet do të transmetohen nga vetë gjykata.
Lini një Përgjigje