
Ditën e nesërme, prej orës 10.00, do të nisë seanca e paralajmëruar e Gjykatës Kushtetuese, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi shpjegoi se ç'pritet të ndodhë nesër në Kushtetuese. Ajo deklaroi se nëser nuk do të ketë vendim, por do të dëgjohen palët e interesuara në këtë proce, dhe më pas M brenda një afati 10 ditor, gjykata do të dalë me një vendim.
Lala shtoi më tej se nëse vendimi është në favor të qeverisë, Presidenti do të shpall datën e re për zgjedhje, nëse është e kundërta, vendoset një praktikë e konsoliduar për të gjithë kryetarët e bashkive në të ardhmen.
“Nesër kemi dy ngjarje të rëndësishme, një në GJykatën Kushtetuese, ku zoti Veliaj do të lërë qelitë e paraburgimit, do të shkojë në GJK, të japë qëndrimet. Por nesër në 15:00 do të paraqitet zonja Balluku. Besoj se për shkak të peshës së tyre brenda PS, patjetër do të ketë interes. Detajet, provat, mënyra si zonja Balluku do të sillet, qëndrimi që do të mbajë, do t’i presim nesër. Sa i përket zotit Veliaj, ai ka vënë në lëvizje GJK dhe kundërshton shkarkimin nga detyra. Më pas ka kundërshtuar dekretin e Presidentit. Ka cilësuar antiligjor dhe antikushtetues shkarkimin. Këshili Bashkiak e shkarkoi me argumentin se nuk ishte paraqitur në detyrë. Edhe pse e vonuar si procedurë, Këshilli Bashkiak tha se kjo vonesë po krijon probleme në qeverisjen e Tiranës.
Bajram Begaj nxorri dekretin për zgjedhje në 9 nëntor. Veliaj, duke qenë që ligji parashikon se një subjekt vendos GJK, automatikisht pezullohet procesi, nuk mund të kishte zgjedhje apriori. Bajram Begaj duhet të priste vendimin e gjykatës Kushtetuese. Veliaj kërkon shpalljen antikushtetuese të shkarkimit derisa të përfundojë përballjen me drejtësinë, pasi thotë jam i zgjedhur vendor. Nëser nuk do të ketë vendim. Do të dëgjohet relatorja Sonila Bejtja. Do të dëgjohet Veliaj, përfaqësuesi i Presidentit dhe të Këshillit të Ministrave. Mendoj se brenda një afati 10 ditor gjykata do të dalë me një vendim. Nëse është në favor të qeverisë, Presidenti shpall zgjedhje. Nëse është në favor të Veliajt, vendoset praktikë e konsoliduar për të gjithë kryetarët e bashkive në të ardhmen”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje