TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Tetor 2025, 22:41

Kreshnik Spahiu: ‘Gërdeci’ dhe ‘21 Janari’, testi final për paanshmërinë e drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: ‘Gërdeci’ dhe ‘21 Janari’, testi

Për juristin Kreshnik Spahiu, prova me rëndësishme që duhet të kalojë drejtësia shqiptare lidhet me dy çështje me rëndësi "21 Janarin" dhe "Gërdecin".

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisonin ‘Frontline’ në Report, ai shtoi se për çështjen "Gërdeci" kanë kaluar shumë vite dhe provat humbasin vlerën.

Drejtësia shqiptare sot ka një provë e cila lidhet me dy çështje, ‘21 janari’ dhe ‘Gërdeci’. Veprat e tjera penale bëjnë diferencën nga këto të dyja, korrupsion pasiv apo aktiv ka në çdo shtet, historia politike nuk njeh asnjë qeveri që s’ka korrupsion fare, është prezent kudo, kurse çështja e vrasjeve shtetërore është e një rrezikshmërie të lartë. Nëse drejtësia do të dështojë në këto çështje atëherë do të vihet në dyshim i gjithë susksesi që ka pasur Prokruroria e Posaçme.

Gërdeci është filluar dhe pezulluar në 2009 sepse Mediu kishte imunitet sepse ishte deputet. Unë ndajë të njëjtat mendime që lidhen me kohën. Një drejtësi e vonuar bënë që faktet dhe provat të humbasin vlerën”, tha ai.

Teksa u ndal tek tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, Spahiu e cilësoi atë si një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vend.

Nuk mund të ngrihet pretendim nga Mediu se avokati ka lidhje me Soros, kur vet qeveria e asaj kohe kur ishte Berisha që ishte e financuar nga Sorosi. Po Gërdeci është një nga ngjarjet më të hidhura që edhe Hollyëood i ka kushtuar film”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje