
Forcat e rendit kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion “blic” në zonën e Skelës në Vlorë, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Operacioni vjen vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin bregdetar, ku një 17-vjeçar humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një automjet luksoz tip “Porsche”.
Sipas burimeve nga policia, mbrëmjen e sotme janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës. Uniformat blu kanë ndaluar për verifikim dhjetëra automjete, kryesisht ato luksoze dhe me xhama të zinj, për të identifikuar drejtuesit pa dokumentacion apo me precedentë penalë.
Kontrollet janë përqendruar edhe tek personat e shpallur në kërkim, si dhe tek qytetarët që mund të mbajnë armë zjarri ose armë të ftohta pa leje.
Lini një Përgjigje