TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Maj 2024, 19:55

10 mijë gjyqe nga punëtorët, largime të padrejta nga puna në shtet dhe privat si dhe diskriminime

Shkruar nga Pamfleti

10 mijë gjyqe nga punëtorët, largime të padrejta nga puna

Nga viti 2013, fatura financiare e largimeve nga puna që me vendim gjyqësor iu pagua gjyq fituesve, pra atyre që ju ndërpre marrëdhënia e punës llogaritet 17 miliardë lekë.

Kjo e dhënë pranohet nga Ministria e Financave, ku përfshihen të gjitha institucionet e paditura ndër vite.

Për pesë vitet e fundit përmbi 10 mijë shtetas iu drejtuan gjykatave civile dhe administrative duke paditur kompani private dhe institucione shtetërore me pretendimin se u larguan pa të drejtë nga puna.

Aktualisht nën shqyrtim janë 2441 padi me objekt marrëdhëniet e punës. Sakaq në një tjetër institucion, pranë komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi dhjetëra qytetarë janë ankuar jo vetëm për largim të padrejtë nga puna, por edhe mosvlerësim në punë.

“Janë 350 ankesa prej tyre, 150 direkt për marrëdhënien e punës. Vërejmë mosrespektim të të drejtave, në një rast edhe të një gruaje shtatzënë të larguar, por ka patur edhe raste largimesh për arsye politike”, tha Darjan Konomi, specialist Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi për Top Chanel.

"Aktualisht kam tre klientë të cilët kanë ngritur padi për ndërprerje të marrëdhënies së punës pa respektuar afatet e kontratës”, tha avokati Klevis Boci për Top Chanel.

Por sa të mbrojtur janë punëdhënësit, jo vetëm nga Kodi i Punës.

“Veçanërisht problematik mbetet sektori privat. Shtetërori po vëmë re që ankohen në gjykata për vlerësime të paduhura që pas sjellin largimin e punëmarrësit”, shprehet avokati.

Në disa raste Avokati i Popullit ka reaguar me rekomandime, midis tyre edhe për emërimin e të larguarve nga detyra, që mbasi kanë fituar procesin dhe gjykata ka urdhëruar rikthimin ata vijojnë të paguhen sikur janë në detyrë.

 


Lini një Përgjigje