TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 22:23

1 metër dëborë në Veri, bllokohet rruga e Thethit; anulohen rezervimet për Krishtlindje!

Shkruar nga Pamfleti

1 metër dëborë në Veri, bllokohet rruga e Thethit; anulohen

Reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar probleme në zonat malore. Situata paraqitet e rëndë pasi nga trashësia e dëborës po bien ortekë në rrugë herë pas here.

Trashësia e dëborës ka arritur 1 metër në zonën e Thethit, ku qarkullimi është bllokuar që paraditen e sotme.

Bllokimi i rrugës nga Qafa e Thorës deri në Theth, për shkak të mungesës së pastrimit të dëborës, ka izoluar këtë pikë turistike të njohur, duke sjellë pasoja të rënda për turizmin dhe komunitetin lokal.

Pamjet e ardhura nga banorët e Thethit tregojnë situatën kritike. prej 3 ditësh, lëvizja është e mundur vetëm për mjete të larta, ndërsa për makinat e zakonshme është e pamundur.

Borepastrueset kanë arritur të pastrojnë rrugën nga Boga deri afër Qafës së Thorës, por më pas janë larguar, duke lënë pjesën tjetër të rrugës të bllokuar.

Kjo situatë ka shkaktuar anulime të shumta të rezervimeve për festimet e Krishtlindjes, duke dëmtuar operatorët turistikë dhe bizneset lokale që mbështeten tek turistët në këtë periudhë.

Lini një Përgjigje