TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 22:18

“Nëse nuk ndodh ndonjë aksident... Ramën e ke sërish kryeministër dhe dy mandate president”, paralajmërimi ogurzi i Arjan Çanit

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse nuk ndodh ndonjë aksident... Ramën e ke sërish

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special.

Arjan Çani rrëfehet në një intervistë 360 gradë që i përmban të gjitha ngjyrat, nga jeta personale e private e tij, ajo që po ndodh sot me kolegët, me politikën, me shoqërinë, me botën… Ai u ndal dhe te Rama.

Nëse nuk ka aksidente rrugës këtë e ke kryeministër dhe dy mandate president. E ke 61 vjeç. Ramsi e mbaron mandatin e katërt në moshën 65. Edhe 10 vite president, 75. Kushdo të rrojë më shumë se 75 vjeç, përveç doktorit. Që në këtë moshë fillojnë bien të gjitha, imagjino 75. Nëse nuk ka një antirams që do të kërkojë vendin e tij, atë e ke këtu. Nuk ka bir nëne që ta hedhë. Sepse është më kurjaoz, më dinak, më i mençur dhe më me inciativë se të tjerët. Riskon më shumë. Ka kapur sistemin. Ka marrë ndërkombëtarët me vete. Sa më shumë bien në SPAK njerëzit e tij, sa më shumë i zgjatet jeta. Ai është si këto kafshët e detit. Është një llok kafshe sa më shumë ta këpusësh rritet. Mos e shihni thjesht politikisht  Ramsin. Ai shef Netflix gjithë ditën. Ai nuk i shef për të shtyrë kohën dhe shumë gjëra i bën në jetë”, tha Çani.

 

Lini një Përgjigje