
Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arjan Çani rrëfehet sonte ora 21:00, në një intervistë 360 gradë që i përmban të gjitha ngjyrat, nga jeta personale e private e tij, ajo që po ndodh sot me kolegët, me politikën, me shoqërinë, me botën… Arjan Çani me karizmën që e karakterizon hyn në rolin e një personazhi që argëton jo pak.
-Këta "Gringot", si Trump do bëjnë gjë. Kështu do e lënë Ramën?
Ty të bie mendja kur digjet një shtëpi në Librazhd? Mora një shembull banal. Nëse vërtet Trump do nxjerrë dekret dhe do thotë boll me non grata, do fitojë dhe Berisha. Ai nuk do e bëjë për të. Unë nuk besoj shumë.
-Në Serbi protesta masive, nuk do bien njëri pas tjetrit?
Ke parë protesta të tilla këtu te ne? Atëherë rroftë Ramsi. Gringot nga eksperienca që kemi, punojnë me të fortët. Unë, nëse jam perandori do pyes ore kush është i pari, po më thanë është ky tjetri e tjetri, nuk merren me 10 veta. Unë dua një njeri që më mbyll punë. Dhe gringot janë perandori. Kut ta gjejnë një si Ramsi që mban delet në tufë. Pse nuk zgjidhin gjë në Itali e Francë, ku dhe ata janë vasalë, por jo sa këtu. Makroni nuk u bën do qefjin Gringove se duan ata. Ka disa institucione që nuk e lënë. Këtu ku ka pushtet tjetër i bëjë ballë Ramsit. Mediat i ka të gjitha. Nga kush varen televizionet në Shqipëri? Kjo gjë nuk zgjidhet me mjete politike. Nuk jam për revolucion. Kjo zgjidhet me mjete ekstra politike. Po më pyete shpall moskopetencën.
Lini një Përgjigje