TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 21:18

A financohet Arjan Çani nga qarqet greke?

Shkruar nga Pamfleti

A financohet Arjan Çani nga qarqet greke?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arjan Çani rrëfehet sonte ora 21:00, në një intervistë 360 gradë që i përmban të gjitha ngjyrat, nga jeta personale e private e tij, ajo që po ndodh sot me kolegët, me politikën, me shoqërinë, me botën… Arjan Çani me karizmën që e karakterizon hyn në rolin e një personazhi që argëton jo pak.

-Na trego pak për origjinën. Ti ke mbajtur disa qëndrime të dukshme, si për shembull rasti Beleri. A ka Arjan Çani një raport special me Greqinë. Ka që thonë se paguhet nga qarqet greke.

Gjysma ime është me origjinë andej. Maja ime është andej. Unë jam rritur me njerëzit e mamasë dhe shqipen e kam mësuar vonë. E veçanta ime është se kam jetuar me gjyshen dhe ajo fliste greqisht. Unë deri në 5-6 vjeç flisja vetëm greqisht. Duke qenë se jetoj mes atij komuniteti, është e natyrshme. Nëse do isha rritur te njerëzit e babait nuk do e kisha. Nuk është ndonjë sekret ky. Por nuk do të thotë që s’më pëlqen kur më fyejnë dhe shajnë. Më pëlqen se është një nga mundësit për të vijuar profesionin. Më mirë të të shajnë sesa të mos flasin për ty.

 

Lini një Përgjigje