TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 15:07

"Vendi ka nevojë për reformim institucionesh”, analisti: Rama nuk mund të fitojë mandatin e katërt

Shkruar nga Pamfleti

"Vendi ka nevojë për reformim institucionesh”, analisti:

Analisti Genc Burimi ka folur lidhur me situatën aktuale politike. Ai tha se qeveria shqiptare nuk mund të vijojë të drejtojë vendin pas tre mandateve.

Sipas tij, mazhoranca ka vepruar pa pasur një vështrim ndërkombëtar, por tani është nën mbikëqyrjen e këtyre të fundit.

Burimi ka sugjeruar një reformë të thellë institucionale, duke propozuar kalimin në një mandat unik për kryeministrin për të thyer “kultin e individit” në politikën shqiptare.

“Nëse shqiptarët hyjnë në këto zgjedhje me idenë për të mos jetuar më si më parë, duhet të mendohet një ndryshim i thellë”, tha ai për “News 24”.

Sa i përket SPAK, analisti deklaroi se mbështet institucionin, por kundërshton zgjatjen e mandatit të kryeprokurorit Altin Dumanit. Ai shton se kjo mund të dëmtojë demokracinë.

“SPAK nuk duhet të lidhet me individë të caktuar”, u shpreh Genc Burimi.

Lini një Përgjigje