TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 11:16

Festat e fundvitit, jepet shpërblim për 8 mijë efektivë policie

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit, jepet shpërblim për 8 mijë efektivë

Rreth 8 mijë efektivë policie të rolit bazë do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. 

Brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet të miratohet vlera që policët do të marrin. Burime bëjnë me dije se po diskutohet që policët të shpërblehen me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. 

Në këtë shpërblim nuk përfshihen postet drejtuese të policisë. Efektivët blu janë një prej strukturave më të ngarkuara në shërbim të qytetarëve për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

 

Lini një Përgjigje