TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2024, 22:54

Para të pista për t’u futur në listën e deputetëve? Ekspertja ngre alarmin

Shkruar nga Pamfleti

Para të pista për t’u futur në listën e

Ekspertja e çështjeve zgjedhore, Gerta Meta deklaroi se transparenca e parave që përdoren nga subjekte në zgjedhje është parimi bazë për të pasur zgjedhje transparente.

Ajo u shpreh se është fakt i njohur që në Shqipëri qarkullojnë para që nuk janë të deklaruara në mënyrë të sinqertë.

Kemi vënë re që ndonjëherë këto para mundohen t’i shmangen detyrimit ligjor sipas kodit zgjedhor që të deklarohen. Çështja është që partitë apo kandidatët gjithmonë bëjnë ping pong duke iu shmangur kësaj lloj përgjegjësie… jo të gjitha partitë marrin para njësoj në varësi të mandateve që marrin. Në Shqipëri qarkullojnë para që nuk janë të deklaruara në mënyrë të sinqertë, kemin rastin e akuzave që ju bënë PD për partë ruse dhe sot e kësaj dite s’e dimë a kanë qarkulluar apo jo. Fakti që ka akuza të drejtpërdrejta dhe asnjëherë një pranim nga palët politike është fenomen. Bota e krimit, biznesmenë që mbështesin drejtpërdrejtë politikën për të pasur përfitimet e tyre”, tha ajo në "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje