
“Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”.
Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta në virgjilie të Krishtlindjes.
“Në Itali, mafia u luftua jo vetëm nëpërmjet policisë, por edhe me një aleancë qytetare, ku u thuhej fëmijëve që të jesh mafioz është gjë e keqe. Të kultivosh drogë për t’u pasuruar është gjë e keqe. Fatkeqësisht, fëmijët e sotëm këto gjëra i shohin si modele. Shohin shokët që shkojnë e rrinë ca muaj në shtëpi bari e kthehen me makina të bukura, dhe duan të shkojnë edhe vetë”, tha Dom Gjergj Meta, i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN.
Sipas tij, të gjithë bashkë, ne duhet të bëjmë aleancën e së mirës. Ai tha se të gjithë kemi nevojë të përmirësohemi, qoftë edhe mediat të cilat kanë një mision të jashtëzakonshëm, duhet të jenë pjesë e kësaj aleance për përmirësimin e shoqërisë sonë.
Lini një Përgjigje