TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2024, 22:18

Aldor Nini: Ja pse ‘TikTok’ mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Aldor Nini: Ja pse ‘TikTok’ mund të ndikojë

Drejtuesi i Acromax, Aldor Nini, tha se TikTok është i vetmi rrjet social që nuk menaxhohet dot, nëse ka një skandal.

Nini mori një rast hipotetik. Ai u shpreh se nëse ka një skandal një ditë para zgjedhjeve, nëse në rrjetet e tjera sociale ky skandal mund të menaxhohet, në TikTok është e pamundur, pasi në të ka akses edhe banori i fshatit më të humbur të vendit. Kësisoj, shpjegoi ai, TikTok mund të ndikojë “frikshëm” në rezultatin e zgjedhjeve.

Nëse një ditë para zgjedhjeve, teorikisht, ndodh një skandal…Në Tv mund të menaxhohet, në Instagram ka një audiencë të caktuar, Në Fb menaxhohet, në You Tube menaxhohet, në Tik Tok mund të marrë përmasa të mëdha dhe mund ta shikojë edhe ai që jeton në fshatin më të humbur dhe ajo mund të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve. Kjo mund të jetë keq dhe për opozitën, edhe për qeverinë. Tik Tok mund të ndikojë në mënyrë të frikshme në rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai i ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News 24’.

Lini një Përgjigje