TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2024, 19:29

Raporti Rama-Kurti, Spartak Ngjela tregon arsyen e 'luftës së ftohtë' mes tyre

Shkruar nga Pamfleti

Raporti Rama-Kurti, Spartak Ngjela tregon arsyen e 'luftës së

Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë.

Ai tha se protesta e 23 Dhjetorit është tregues i qartë se Berisha nuk ka mbështetje popullore. Sipas tij, Berisha duhet të largohet nga opozita pasi po e shkatërron.

“Është humbje ekuilibri. Nëse s’ke numër mbështetësish duhet të ikësh në shtëpi. Një protestë e bën masiviteti popullor, po s’ke masivitet do krijosh momente dhune. I merr në qafë edhe ata mbështetës që mund të shkojnë në procese penale. Nuk ka mbështetje PD, duhet të ndërrojë lidershipin. Edhe sondazhet dalin shumë keq. Këto metoda e dëmtojnë më shumë. Dje do i kenë rënë pikët edhe më tepër.

Krahasuar me vitin 1997, Ngjela tha se një lëvizje politike ka sukses vetëm kur ka mbështetje popullor.

“1997 ishte revolucion, ju e dini. Pati pakënaqësi nga njerëzit. Koha tregoi që Saliu ishte i paaftë të drejtonte këtë lëvizje, por erdhi në pushtet. Problemi qëndron këtu, ke mbështetje popullore, jo. Ik. Nuk kanë më besim në këtë lidership”, tha Ngjela në “Report Tv”.

Ngjela komenton edhe mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri si edhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit. Avokati thekson se Kurti dhe Rama rrinë të ftohtë me njëri-tjetrit, pasi sipas tij halli më i madh është konkurrenca se kush do të drejtojë pas bashkimit.

“Ose është paaftësi për ta zgjidhur, ose ka konkurrencë. Çdo të thotë paaftësi për ta zgjidhur, mund të ketë konflikt të brendshëm mes dy kryeministrave, këtë s’e dimë. Nuk mund të lejohen dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, jo në kuptim ligjor, por moral. Ata që i kanë dhënë ndihmë të madhe daljes së Kosovës si shtet i pavarur, Perëndimi e SHBA, kanë bombarduar Beogradin. Janë dy kryeministra që rrinë të ftohtë me njëri-tjetrin, nuk ma do mendja të kenë ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Dy shtetet shqiptare do shkojnë drejt bashkimit, këtu dua të dal. Këtë e dinë edhe ata të dy, por është konkurrencë se kush do ta drejtojë pas bashkimit”, u shpreh avokati.

Lini një Përgjigje