TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 21:34

Arjan Çani zbulon prapaskenat e vendimit të Ramës për mbylljen e “Tik-tok”-ut!

Shkruar nga Pamfleti

Arjan Çani zbulon prapaskenat e vendimit të Ramës për

Gazetar Arjan Çani i ftuar në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin në “Youtube” të “Pamfleti”-t, analizoi arsyet e vendimit të qeverisë “Rama” për mbylljen e “Tik-Tok”-ut.

Çani thekson se rasti i 14-vjeçarit është thjeshtë një alibi, sipas tij, Rama frikësohet nga popullaritet që kanë partitë e reja në tik-tok dhe kërkon që t’i mbyllë rrjetin social.

Pjesë nga intervista:

A je kundër mbylljes së  tik-tok

Çani: Unë se kisha menduar që do ta bënte ky Ramsi këtë, po pse mos ta bënte sepse i ka të gjitha në dorë. Sepse është budallallëk. Ai e bën për gjëra tjera.

Po pse e mbylli thua ti? Sepse ai e justifikon me atë që ndodhi me 14-vjeçarin?

Çani: Ajo është alibi. Sepse të gjithë e dimë edhe më budallai se po u mbyll tik-tok do të ketë sërish vrasje me thikë. Është njëlloj si të ndalosh të gjitha makinat m.q.s ka aksidente të tmerrshme.

Po pse e bën? Për censurë fjale, çfarë ka menduar

Çani: Unë nuk e di se nuk jam në mendjen e tij, por un di një gjë. E para tik-tok-u e bezdis sepse këto partitë e reja marrin shumë vëmendje në tik-tok. Lapaj me të tjerë. Dhe kjo e bezdis sepse e njoh shumë mirë Ramsin. E dyta do t’ia bëjë më sy Trump-it, sepse ai para ca kohësh tha se do ta mbyllë tik-tok-un.

Mirë kjo shkakton shumë dëme duke menduar se ka edhe biznese që funksionojnë me tik-tok, janë fitimprurëse, mediat kanë faqet e tyre në tik-tok, është një vendim që cenon edhe të tjetër.

Çani: Unë e kam menduar sidomos në këtë vend nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të tilla. Ky vend është mësuar me një udhëheqës që ti shtypi dhe të bëjë çfarë të dojë. Se ushtua më shumë kjo puna e tik-tok, nuk është se do të prishet bota. Për derisa këto njerëz shiten e blihen dhe ka njerëz që ende e votojnë se mendojnë se ky është më i miri. Edhe për aq kohë sa nuk është dikush tjetër që të dalë ti zëri vendin, atëherë ky do vazhdojë njëlloj. Ky e di këtë gjë dhe e bën.

Lini një Përgjigje