TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2024, 22:08

Çfarë objektivash kanë shqiptarët për 2025-ën, Sondazhi: Gratë të dobësohen, burrat të lënë duhanin dhe alkoolin!

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë objektivash kanë shqiptarët për 2025-ën,

Dy nga objektivat kanë qenë dobësimi-dieta dhe heqja dorë nga duhani-alkooli. Në këto dy objektiva duket se diferencat gjinore janë më të dukshmet krahasuar me treguesit e tjerë demografikë.

Çfarë objektivash kanë shqiptarët për 2025-ën,

Sondazhi i fundvitit i DataCentrum – Barometri – Euronews Albania ka pyetur qytetarët lidhur me objektiva të ndryshme lidhur me vitin 2025. Dy nga objektivat kanë qenë dobësimi-dieta dhe heqja dorë nga duhani-alkooli. Në këto dy objektiva duket se diferencat gjinore janë më të dukshmet krahasuar me treguesit e tjerë demografikë.

Çfarë objektivash kanë shqiptarët për 2025-ën,

Të pyetur: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Duhet të dobësohem/dietë?” 17.7% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv ndërkohë 81.1% e qytetarëve përgjigjen se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë më shumë gratë se burrat, 22.1% e grave tregojnë se e kanë si objektiv për vitin 2025, ndërkohë të njëjtin objektiv e kanë 13.9% e burrave.

Çfarë objektivash kanë shqiptarët për 2025-ën,

Po ashtu, të pyetur nga Barometri – Euronews Albania: “Çfarë objektivash i keni vënë vetes për vitin 2025 – Heq dorë nga zakone të dëmshme cigare/alkool”? 15.2% e qytetarëve janë përgjigjur se e kanë si objektiv, ndërkohë 81% e tyre përgjigjen se nuk e kanë si objektiv. Këtë objektiv e kanë më shumë burrat se gratë; 19.6% e burrave tregojnë se e kanë si objektiv për vitin 2025, ndërkohë të njëjtin objektiv e kanë 10.1% e grave.

Çfarë objektivash kanë shqiptarët për 2025-ën,

 

Lini një Përgjigje