
Klubi i Maincit ka vendosur që të ndërpresë në mënyrë zyrtare bashkëpunimin me Anuar El Gazi. Skuadra gjermane i ka dhënë sot lamtumirën futbollistit holandez, pasi ky i fundit bëri të qartë se nuk ka ndryshuar mendje rreth postimeve të tij pro-Palestinës.
Futbollisti ishte transferuar te Mainci si një lojtar i lirë më 22 shtator, por eksperienca me këtë klub ka zgjatur vetëm një ndeshje në total. Shkak është bërë postimi i tij menjëherë sapo shpërtheu lufta mes Izraelit dhe Palestinës. Ai kishte mbajtur qendrime por-palestineze në rrjetet sociale dhe kjo bëri që fillimisht Mainci të pezullonte lojtarin.
Klubi vetëm 3 ditë më parë nëpërmjet një postimi bëri të qartë se ishte gati ta kthente në ekip lojtarin, pasi ky i fundit ndjente keqardhje për situatën e krijuar. Por vetë El Gazi shpjegoi se nuk kishte ndryshuar këndvështrim rreth konfliktit në fjalë dhe kjo ka shtyrë Maincin që të marrë vendimin për të prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me të.
Lini një Përgjigje