
Një luftëtare guerrile, femër e njohur vetëm si Patricia është identifikuar si organizatorja e rrëmbimit të babait të yllit të Liverpulit, Luis Diaz. Rebelët e ELN morën dje përgjegjësinë për rrëmbimin dhe ofruan pak shpresë duke thënë se Luis Manuel Diaz do të lirohet “në pak orë”.
“Ne duhet të pranojmë se situata që keni dëgjuar në lajme është e vërtetë dhe ELN do të lirojë sa më shpejt babanë e Diazit,” tha përfaqësuesi i ELN, Huan Karlos Kuelar.
Më herët të enjten, delegacioni i paqes i qeverisë i ngarkuar me negocimin me ELN bëri thirrje që babai i Diaz të lirohej menjëherë.
Ne i kujtojmë ELN-së se rrëmbimi është kriminal, shkel të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe se detyra e saj në ndërtimin e procesit të paqes nuk është thjesht të ndalojë rrëmbimin, por ta eliminojë atë përgjithmonë,” tha Oti Patino, kreu i delegacionit të paqes së qeverisë përmes një deklarate.
Grupi guerril i krahut të majtë ka një histori terrori prej dekadash, duke kryer atentate të stilit ushtarak, operacione zhvatjeje dhe rrëmbime.
Gazetat kolumbiane tani po raportojnë se i ashtuquajturi Fronti i Luftës Veriore i ELN-së, i udhëhequr nga 40-vjeçarja që përdor pseudonimin Patricia, kreu rrëmbimin të shtunën të Luis Manuel Diaz.
Kryengritësja veterane thuhet se ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së saj në luftë me qeverinë kolumbiane.
Ajo është identifikuar si drejtuesja e një prej njësive rajonale të grupit rebel të krahut të majtë, i cili tani ka pranuar përgjegjësinë për rrëmbimin pasi u fajësua nga zyrtarët dje.
Një anëtar i lartë i Frontit të Luftës së Veriut i njohur vetëm si Mateo thuhet se mban peng 58-vjeçarin me këmbësorë nën urdhrat e Patricias.
Lini një Përgjigje