TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Maj 2024, 13:11

Zi në futbollistin shqiptar, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur

Shkruar nga Pamfleti

Zi në futbollistin shqiptar, ndahet nga jeta ish-arbitri i njohur

Ish-arbitri, Tomor Hoxha ka ndërruar jetë.

Ai ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlorë. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit”.

“Ditë e trishtë për arbitrimin Shqiptar! Është ndarë sot nga jeta z.Tomor Hoxha!

Tomor Hoxha ka qenë ish-arbiter, gjithashtu ka punuar për vite me radhë si vezhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlorë!

Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, të afërmve dhe miqve të tij.

Prehu në paqe Tomor Hoxha!”, thuhet në postim.

Lini një Përgjigje