TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 22:44

Futbollisti francez ngre padi kundër kompanisë së vaksinës Covid-19: Trupi im nuk funksionon si dikur, nuk mund të eci më gjatë

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti francez ngre padi kundër kompanisë së vaksinës

Futbollisti farancez Francios Xavier Fumu Tamuzo ka ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike BioNTech-Pfizer. Ai ka thënë në gjykatë se trupi i tij nuk funksionon më si dikur ndaj edhe i është dashur të tërhiqet nga futbolli.

Sipas futbollistit të Stade Laval, skuadër që luan në kategorinë e dytë franceze, vaksinat kundër Covid-19 janë përgjegjëse për efektet anësore që e detyruan të mbyllte karrierën në moshën 29-vjeçare.

Periudha midis viteve 2021 dhe 2022, ajo në të cilën Tamuzo bëri tre doza te vaksinës, përkon me disa dëmtime të pësuara, fillimisht në gju, më pas dëmtimet e dy tendinave.

Do të doja të kuptoja pse trupi im ka pushuar së funksionuari normalisht, nuk mund të eci më gjatë, vrapimi është bërë i pamundur për mua. Kam dhimbje edhe duke u ngjitur ose duke zbritur shkallët”.

Padia e ngritur nga Tamuzo evidenton edhe njëherë efektet anësore të mundshme të shkaktuara nga vaksinimi kundër Covid.

Tamuzo nuk është futbollisti i vetëm që ka këto dyshime. Një ngjarje që shqetësoi së fundmi Italinë, me vdekjen e 26-vjeçarit Matia Giani pas një sëmundjeje në fushë gjatë një ndeshjeje. Megjithatë, hetimet duket se fokusohen mbi të gjitha në vonesën e ndihmës së shpejtë.

francios xavier fumu tamuzo futbollisti francez

Lini një Përgjigje