TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2024, 22:57

PSG nuk çan “murin e verdhë”, Dortmundi i falet Fyllkyrg për të mposhtur PSG; dy shtylla radhazi i mohojnë golin francezëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

PSG nuk çan “murin e verdhë”, Dortmundi i falet Fyllkyrg

PSG nuk arrin të çajë “murin e verdhë”. Borusia e Dortmundit ka triumfuar në “Signal Iduna Park” me rezultatin minimal 1-0 përballë PSG, duke lënë të hapur ndeshjen e kthimit.

Heroi i aktit të parë gjysmëfinal ishte Fyllkyrg me golin e realizuar në minutën e 36. Topi shkoi në thellësi për Fylkyrg, i cili iu shmang pozicionit jashtë loje dhe i vetëm përpara portierit Donaruma nuk gaboi.


Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë, skuadra mike rriti  presionin për të barazuar rezultatin. Madje skuadra e Luis Enrikes i shkoi dy herë pranë golit, teksa vetëm shtylla i ndali nga festa.

Fillimisht ishte Mbape që shënjestroi shtyllën e majtë pingule, ndërsa disa sekonda më pas, Hakimi u ndal nga shtylla e djathtë pingule.


Në ndeshjen e kthimit që do të luhet më 7 maj në “Parc De Prince”, PSG do të tentojë përmbysjne për të arritur në finalen e madhe që do të luhet në “Wembley”, ndërsa Borusia e Dortmundit do të kërkojë të ruajë rezultatin.

borusia dortmund psg champions league

Lini një Përgjigje