
Edon Zhegrova mund të largohet nga Lilë, me këtë gjë që nuk është më sekret te klubi francez. Gjithsesi, sipas asaj që shkruajnë mediat, për sulmuesin dardan nuk ka mbërritur ende ndonjë ofertë.
Pavarësisht se interesimi nuk mungon, te Lilë mungon një propozim zyrtar. Trajneri Bruno Genesio, foli për këtë temë disa javë më parë në një konferencë për shtyp.
“Lidhur me situatën e tij kontraktuale, besoj se atij i ka mbetur vetëm një vit deri në fund të sezonit, kështu që padyshim, në këto raste, shpesh ka dy zgjidhje: një zgjatje kontrate ose largim”.
Pavarësisht një oferte nga Napoli prej më shumë se 20 milionë eurosh në fillim të vitit, Lilë kishte zgjedhur ta mbante atë, duke shpresuar se do të rikthehej i fortë pas një dëmtimi në muskujt e aduktorit.
Por zgjatja e propozuar nuk u pranua kurrë nga lojtari dhe një operacion vonoi rikthimin e tij. Që atëherë, Zhegrova është stërvitur veçmas, nuk luan më dhe shprehu qartë dëshirën e tij për t'u larguar.
Presidenti Olivier Letang nuk ka ndërmend ta lërë të largohet, duke shpresuar të rikuperojë të paktën 20 milionë euro nga ky transferim.
Lini një Përgjigje