TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2025, 19:28

Donald Trump hap debat në SHBA: Nuk duhet ta quajmë më “Soccer” por futboll

Shkruar nga Pamfleti

Donald Trump hap debat në SHBA: Nuk duhet ta quajmë më

Organizimi i Botërorit për Klube, madje përfshirja në vetë të parë mbi mbarëvajtjen e turneut, duket se e ka bërë Donald Trump një tifoz futbolli. Jo “Soccer” siç do ta quanin të gjithë bashkëatdhetarët e tij amerikanë, por futboll.

Kjo konfirmohet nga ideja e fundit e presidentit Trump, që mund të kthehet në një urdhër ekzekutiv. Ashtu si gjithë pjesa tjetër e botës, ashtu si ai tani edhe amerikanët duhet ta quajnë tani futboll.

Unë mendoj se mund ta bëjmë këtë. Unë them se duhet ta bëjmë këtë. Ata e quajnë këtë futboll, ne e quajmë “Soccer”, por është e lehtë që kjo të ndryshojë. Gjithsesi është i bukur për t’u parë”.

Këto deklarata, që pritet të hapin debate në SHBA, ku futboll quhet me fanatizëm vetëm ai amerikan, vijnë pak ditë nga mbyllja e Botërorit për Klube. Donald Trump e ndoqi finalen në tribunë, ndërsa i dorëzoi edhe trofeun e fituesit Çelsit, duke u bërë protagonist gjatë ceremonisë.

Në verën e ardhshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me Kanadanë dhe Meksikën do të organizojnë finalet e Kupës se Botës 2026.

 

donald trump presidenti amerikan

Lini një Përgjigje