
Besojeni ose jo, Çelsi nuk mori në shtëpi trofeun origjinal të Kupës së Botës për Klube, edhe pse ata mposhtën bindshëm PSG-në 3-0 në finalen e madhe. Në vend të kësaj, trofeu që Ris Xhejms dhe shokët e tij të ekipit ngritën triumfalisht mbi kokat e tyre ishte një kopje.
Arsyeja për këtë është mjaft e çuditshme, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është përsëri në qendër të historisë. Kapiteni i ekipit të Çelsit ishte dukshëm i hutuar ndërsa shikonte Trumpin të shijonte triumfin e një klubi me të cilin nuk ka lidhje zyrtare. Ai i kërkoi Trump që të largohej, por presidenti amerikan qendroi aty.
Megjithatë, “bomba” e vërtetë shpërtheu vetëm më vonë kur Trump zbuloi se e kishte mbajtur trofeun origjinal në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Duke folur për DAZN, Trump tha se trofeu në fakt ishte sjellë nga Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në mars, shkruan "Sport Ekspres".
Infantino më pas ia paraqiti trofeun Trumpit dhe, kur më vonë e kontaktoi për ta marrë, mori një përgjigje të papritur. “Ai më tha: ‘E di që nuk do ta marrim kurrë. Mund të qendrojë në Zyrën Ovale përgjithmonë. Po ndërtojmë një të ri'”, tregoi Trump.
FIFA bëri një trofe të ri dhe Çelsi në fund mori vetëm një kopje të tij. “Kjo ishte emocionuese. Dhe tani origjinali është këtu, në Zyrën Ovale”, tha Trump, qartësisht krenar për “koleksionin” e tij.
Trofeu që ai mbajti ishte prodhuar nga dyqani i famshëm i bizhuterive “Tiffany & Co”, dhe vlera e tij vlerësohet në rreth 230,000 dollarë amerikanë. Është interesante që Çelsi ende nuk ka marrë ndonjë reagim zyrtar për këtë situatë, megjithëse spekulohet se ka pakënaqësi të madhe brenda klubit.
Lini një Përgjigje