TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2025, 16:43

PSG nis “operacionin fshesa” pas humbjes në finalen e Botërorit të Klubeve, kampionët e Europës nxjerrin në shitje 11 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

PSG nis “operacionin fshesa” pas humbjes në finalen e

Humbja 3-0 ndaj Çelsit në finalen e Kupës së Botës për Klube, duket se ka trazuar ujërat te PSG-ja. Sipas asaj që raporton “Le Parisien”, kampioni i Francës po përgatit një operacion “spastrimi” në ekip, ku pritet të largohen 11 lojtarë.

Në listën e largimit, emrat e parë janë ata të Milan Skriniar, Nordi Mukiele, Karlos Soler, Marko Asensio dhe Randal Kolo Muani, të cilët sezonin e kaluar ishin të huazuar dhe nuk janë më në planet e mundshme të Luis Enrikes. Emra të tjerë që po ashtu janë në listën e largimit dhe vetëm pritet oferta e duhur për ta, janë Gabriel Moskardo, Lukas Hernandez, Lukas Beraldo, Kang-in Li dhe Gonçalo Ramos.

Ndërsa dilema më e madhe është Xhanluixhi Donaruma. Kontrata e portierit italian skadon verën e vitit të ardhshëm dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim. Nëse italiani nuk rinovon, te PSG-ja duan ta largojnë që këtë verë duke parë interesin e disa klubeve të mëdha si Çelsi dhe Mançester Siti, me qëllim që të mos lejojnë largimin e tij si lojtar i lirë verën e ardhshme. Në anën tjetër, Donaruma duket se është i bindur për të vazhduar deri në fund të kontratës me PSG-në, por italiani nuk duket i bindur për një rinovim të mundshëm…

psg skuadra franceze

Lini një Përgjigje