TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2025, 15:38

“Përshëndetje Kopenhagen, po vijmë”, Drita ‘sypatrembur’ ndaj kundërshtarit të raundit të dytë në Champions

Shkruar nga Pamfleti

“Përshëndetje Kopenhagen, po vijmë”, Drita

Mbrëmjen e djeshme, Drita arriti të kualifikohej në turin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Ekipi shqiptar mposhti në të dyja duelet skuadrën e Diferdanzh, me shifrat 1-0 dhe 3-2.

Kjo ka bërë që Drita të kualifikohet në raundin tjetër, aty ku do të përballet me skuadrën e Kopenhagen. Këta të fundit njihen si superfuqi në kampionatin danez për sukseset e tyre.

Megjithatë, kjo nuk e tremb aspak Dritën, të cilët i kanë çuar mesazh publikisht kampionëve të Danimarkës. “Përshëndetje Kopenhagen, po vijmë!”, shkruan ekipi shqiptar në rrjetet sociale.

Takimi i parë do të zhvillohet në Norvegji më datë 22 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Kosovë më datë 29 korrik.

drita skuadra kosovare champions league

Lini një Përgjigje