TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Korrik 2025, 22:15

Drita vulos kualifikimin historik në Ligën e Kampioneve, Manaj heroi i “intelektualëve” në të dyja ndeshjet

Shkruar nga Pamfleti

Drita vulos kualifikimin historik në Ligën e Kampioneve, Manaj heroi i

Kampionia e Kosovës, Drita ka bërë historinë duke u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

“Intelektualët” kanë fituar 3-2 në Luksemburg ndaj Diferdanzh. Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-0 për ekipin kosovar.

Arb Manaj ishte lojtari kryesor i Dritës në këto dy ndeshje, duke shënuar tre gola dhe duke e dërguar më tej Dritën, aty ku asnjë klub kosovar nuk ka arritur më parë, në Ligën e Kampionëve.

Manaj shënoi fillimisht në minutën e 4, ndërsa në minutën e 17 dyfishoi shifrat. Në minutën e 28, Diferdanzh ngushtoi epërsinë në 2-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, u shënuan edhe dy gola të tjerë.

Vendasit barazuan në 2-2 me anë të Hadji në minutën e 89. Katër minuta më vonë, Veton Tusha ktheu epërsinë për Dritën, duke i dhënë edhe kualifikimin historik.

Në raundin e dytë kualifikues, Drita do të përballet me gjigandët danezë të Kopenhagen.

 

 

 

drita diferdanzh liga e kampioneve

Lini një Përgjigje