
Mbrojtësi shqiptar, Herdi Prenga, i cili aktivizohet me letonezët e RFS, ishte i pafat, teksa në minutën e 20, në duelin e raundit të parë të Champions ndaj Levadia Talin, pësoi një dëmtim të rëndë në shpatull, duke u dëtyruar të lerë fushën e lojës.
Kësisoj Prenga u zëvendësua nga Stuglis, në minutën e 22, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar në raundin e dytë të Champions League.
Vlen të theksohet fakti se shqiptari është një lider te skuadra e RFS. Në kampin e skuadrës letoneze, shpresohet që ky dëmtim të mos e mbajë shumë gjatë jashtë fushave Prengën, për t’u rikthyer dhe për të dhënë kontributin e çmuar.
Lini një Përgjigje