TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2025, 15:17

10 mln euro në sezon në Arabi apo në Premier Ligë, Granit Xhaka në mëdyshje për të pranuar ofertën e klubit arab

Shkruar nga Pamfleti

10 mln euro në sezon në Arabi apo në Premier Ligë, Granit

Granit Xhaka është një nga emrat më të kërkuar në këtë merkato. Për mesfushorin shqiptar ka interes nga klubet e mëdha të Serisë A si Juventusi, Milani dhe Interi, nga dy klubet kryesore të Turqisë, Fenerbahçe dhe Gallatasaraji, nga liga arabe Neom SC dhe së fundmi nga Sandërlendi.

Klubi i rikthyer këtë vit në Premier Ligë, i ka ofruar mesfushorit shqiptar një kontratë 3-vjeçare sipas asaj që raporton “Sky Sport”. Xhaka ka qenë më parë pjesë e Premier Ligës, ku ka luajtur për 7 sezone tek Arsenali dhe padyshim ky do të ishte një rikthim i bujshëm në Angli.

Mesfushori shqiptar është ende në mëdyshje për të pranuar ofertën e majme e ardhur nga klubi arab, që i jep 10 milionë euro rrogë në sezon, apo të rikthehet në Premier Ligë. Brenda muajit korrik, Granit Xhaka do të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij, duke parë sa shumë klube e duan. Nuk përjashtohet as mundësia për të vazhduar te Leverkuseni, të paktën edhe për një sezon.

granit xhaka mesfushori shqiptar premier liga

Lini një Përgjigje