TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 21:24

Zbulohet shkaku pse futbollisti i Fiorentinës humbi ndjenjat në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet shkaku pse futbollisti i Fiorentinës humbi ndjenjat në

Momente paniku u regjistruan në Firence, ku futbollisti 22-vjeçar, Edoardo Bove, ra në tokë rreth minutës së 15 në duelin ndaj Interit, teksa u dërgua me ambulancë në spitalin Careggi.

Sipas burimeve të “Adnkronos”, kur mbërriti në spital, Bove po merrte frymë vetë dhe kishte rrahje të zemrës. Fillimisht i pavetëdijshëm, ai rifitoi ndjenjat. Sipas “Ansas”, bëhet fjalë për një krizë epileptike që shkaktoi një arrest kardiak.

Një moment paniku ky, që për fat të mirë u kalua dhe lojtari gëzon një shëndet të qendrueshëm. Menjeherë pas kolapsit, gjyqtari Doveri e ndërpreu ndeshjen, teksa nuk vonoi dhe zyrtarizimi nga Lega Seria A për shtyrjen e duelit në një datë të pacaktuar. 

edoardo bove futbollisti i fiorentinës

Lini një Përgjigje