TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2024, 16:40

Zbulimi i Silvinjos në kualifikueset e “EURO 2024”, trajneri i Dinamos së Zagrebit zbulon shkakun pse dështoi transferimi i Mario Mitaj

Shkruar nga Pamfleti

Zbulimi i Silvinjos në kualifikueset e “EURO 2024”, trajneri i

Mario Mitaj është padiksutim zbulimi i Silvinjos në kualifikueset e “EURO 2024”. 20-vjeçari arriti të kthejë në “pronë” të tij krahun e majtë të mbrojtjes, ku pavarësisht moshës së re ia ka dalë të zhvillojë paraqitje prej një “veterani”.

Ofertat për të nuk munguan dhe Mitaj ishte shumë afër kalimit nga Lokomotiva e Moskës te Dinamo e Zagrebit. Pas disa ditësh të gjata bisedimesh një operacion i tillë dështoi. Në lidhje me shkaqet e këtij dështimi ka folur trajneri i skuadrës kroate, Sergej Jakiroviç.

Ky i fundit thekson se talenti i kombëtares ishte në listën e tyre dhe për shkak të kushteve financiare palët nuk kanë mundur të bien dakord. Kujtojmë se Lokomotiva e Moskës për shërbimet e Mitajt kërkoi 7 milionë euro, ndërsa kroatët ofronin 500 mijë euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit për të blerë përfundimisht kartonin e mbrojtësit do të paguanin 3.5 milionë euro.

Në media dalin gjithmonë emra. Në rregullt, Mario Mitaj ishte në listën tonë dhe ne e tentuam transferimin e tij, por nuk u arrit akordi për çështje financiare. Në këto kushte ne vazhduam me alternativën B”, theksoi timonieri i kroatëve.

 

mario mitaqj mbrojtësi shqiptar lokomotiva e zagrebit

Lini një Përgjigje