TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 21:04

Vetëm 62 minuta në fushë, kjo është nota e Armando Brojës në fitoren e Çelsit ndaj Lutonit

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 62 minuta në fushë, kjo është nota e Armando

Armando Broja e mbylli vitin si titullar në ndeshjen që Çelsi fitoi ndaj Lutonit me shifrat 3-2. Trajneri Poçetino i besoi sulmuesit kuqezi një vend në majën e repartit të avancuar, në një rol që ai po përshtatet ta bëjë në radhët e bluve.

Futbollisti nuk kishte mundësi të mëdha për të treguar veten e tij në këtë ndeshje, duke u munduar më shumë të kthehej në pikë pasimi për shokët e skuadrës. Megjithatë në një ndeshje shumë të luftuar, ku ai ishte në fushë për 62 minuta, Broja regjistroi statistika mjaft interesante në të dhënat e përpiluara nga SOFASCORE.

Kjo e fundit, për statistikat e prodhuara nga futbollisti gjatë ndeshjes, i ka vendosur atij notën 6,5 për paraqitjen ndaj Lutonit.

Vetëm 62 minuta në fushë, kjo është nota e Armando

armando broja sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje