TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 19:44

Mund të realizohej edhe nga një fëmijë, rasti më i pabesueshëm i vitit ndodh në Angli (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mund të realizohej edhe nga një fëmijë, rasti më i

Ka raste dhe raste të humbura, por ai i sulmuesit të Midëllsbrout në Championshipin anglez kaloi çdo limit. Midëllsbrou luajti kundër Hadëersfilldit në transfertë dhe për fatin e mirë të Isaiah Xhons, fituan me shifrat 1-2. Të gjithë vëmendjen e mori ky futbollist për shkak të rastit të shpërdoruar.

Teksa u gjend përpara portës kundërshtare, totalisht i vetëm dhe me portën bosh, Xhons u relaksua shumë dhe e mendoi golin e sigurt, duke u tallur me mundësinë e dhënë. Në fund, Xhons humbi ekuilibrin dhe nuk arriti dot të shtynte në rrjetë një top që mund të shënohej edhe nga një fëmijë.

midëllsbrou skuadra angleze

Lini një Përgjigje