TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2023, 19:22

Lara Kolturi renditet e 22-ta në garën e sllallomit gjigand, skiatorja shqiptare shkëlqen edhe në Austri

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi renditet e 22-ta në garën e sllallomit gjigand, skiatorja

Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan këtë javë në pistën e Lienz të Austrisë, ku u zhvillua gara e sllallomit gjigand.

Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Kolturi, e cila bëri një paraqitje të mirë. Ajo u klasifikua në vendin e 22 pas dy zbritjeve, me kohën e përgjithshme 2’08”55.

Pas zbritjes së parë, ajo dha kohën 1’04”51, duke u renditur mes 30 skiatoreve më të mira, që avancojnë në raundin e dytë.

Në zbritjen e dytë, Kolturi dha kohën 1’04”04, duke u klasifikuar në vendin e dytë dhe mori të tjera pikë të rëndësishme në renditjen e Kupës së Botës.

Ky sezon ka qenë mjaft pozitiv për skiatoren kuqezi (italiane me pasaportë shqiptare), e cila është në sezonin e saj të dytë të Kupës së Botës edhe pse vetëm 17-vjeçe.

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/paraqitje-e-mire-ne-dy-gara-ne-finlande-lara-kolturi-nderon-shqiperine-dhe-i197735

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje