
Pronar i ri, skuadër e vjetër. As aksioneri Retklif nuk po i bën “derman” Mançester Junajtid, me skuadrën e drejtuar nga Ten Hag që u imponua sot me shifrat 2-1 në “City Ground”, ndaj Notingem Forest.
Në pjesën e parë, “Djajtë e kuq” e patën të vështirë të dilnin përpara, teksa goditën vetëm një herë portën e mbrojtur nga Tërner. Nikolas Domingez ndezi festën në minutën e 64.
Mysafirët provuan të reagonin dhe pas çerek ore vendosën ekuilibrat me Rashford, i cili u rikthye te goli në kampionat që prej 26 nëntorit. Junajtid gjeti golin pas 348 minutave në një ndeshje në transfertë në kampionat.
Djemtë e Espirito Santos duket se e kishin seriozisht në këtë takim pasi Gibs Uajt dërgoi shifrat në 2-1 për Notingem Forest, vetëm 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Kjo ishte gjithashtu humbja e 9 në Premier Ligë për Mançester Junajtid.
Mançester Junajtid renditet në vendin e 7, shumë larg pritshmërive.
Lini një Përgjigje